Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka sfiduar Albin Kurtin për një ballafaqim të drejtpërdrejtë në studio, ku të dy të diskutonin për të ardhmen e Kosovës.
Abdixhiku tha se mediat duhet të mbrojnë fjalën e lirë dhe që shërbimet e shtetit nuk duhet të censurojnë informacionin, duke theksuar rëndësinë e transparencës në fushatë.
“Jo mediat nuk garojnë në zgjedhje, mediat bëjnë fjalën e lirë. Jo, shërbimi inteligjent nuk i përcjell mediat. Jo, shërbimet e shtetit nuk e mbyllin televizionin më të madh në vend. Jo, fjala e lirë nuk pengohet. Është amendament i demokracisë, dhe do të mbijetojë kot e kanë. Jo, mediat nuk bojkotohen në fushatë. Vjen zotëri si unë këtu, ballafaqohesh me njerëz pa e ditur kë e ke përballë deri në momentin e fundit”, tha Abdixhiku në Rubikon, duke shtuar se të dy duhet të tregojnë për vizionin e tyre për Kosovën.