Ekipet e shpëtimit e gjejnë në Prizren personin i cili ishte i zhdukur që disa ditë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekipet e shpëtimit e gjejnë në Prizren personin i cili ishte i zhdukur që disa ditë

    Insajderi
    26 June 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur personin i cili ishte raportuar i zhdukur nga data 22.06.2025 në fshatin Gorozhup të Prizrenit.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësor e më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

    “Lidhur me rastin, me 25.06.2025 nga ekipet e kërkim shpëtimit, është gjetur viktima mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore e me pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark