Ekipi gjerman më i shtrenjti në Euro 2016 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi gjerman më i shtrenjti në Euro 2016

    Insajderi
    08 June 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i gjerman është më i shtrenjti mes 24 kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2016, ndërkohë që në këtë listë Shqipëria renditet e 22-ta.

    Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 milion euro.

    Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 milionë euro.

    Në vend të dytë është Spanja, e ndjekur nga Belgjika, Anglia dhe Franca. Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 milionë euro, 308 milionë më pak se Gjermania.

    Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 milion eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 milionë euro./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark