Ekipi i Hillary Clintonit merr pjesë në rinumërimin e votave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ekipi i Hillary Clintonit merr pjesë në rinumërimin e votave

    Insajderi
    27 November 2016 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fushata e Hillary Clintonit tha se do të marrë pjesë në rinumërimin e votave në zgjedhjet presidenciale në shtetin amerikan, Viskonsin.

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, që bëri befasi duke fituar në zgjedhjet e 8 nëntorit, tha se rinumërimi është “mashtrim”.

    Bordi zgjedhor në Viskonsin mbrëmë e ka miratuar kërkesën për rinumërim të kandidates së partisë së Gjelbër, Jill Stein, e cila ka cituar “anomali statistikore” në Viskonsin.

    Ajo, po ashtu, kërkon rinumërim edhe në shtetet Miçigen dhe Pensilvani.

    Në deklaratën e tij, zoti Trump tha se rinumërimi është “mashtrim nga Partia e Gjelbër për zgjedhjet, në të cilat është pranuar disfata”.

    “Rezultatet e këtyre zgjedhjeve duhet të respektohen e jo të sfidohen dhe abuzohen”, tha Trump.

    Nga ana tjetër, Marc Elias, këshilltar i kandidates demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, tha se fushata nuk ka gjetur asnjë shenjë të sulmit kibernetik në sistemin votues, por do të marrë pjesë në rinumërim, “me qëllim që të ketë siguri se procesi vazhdon në mënyrë që është korrekte për të gjitha palët”, shkruan rel.

    Dallimi në vota tregon se është pothuajse e pamundshme që çfarëdo rinumërimi do t’i sillte zonjës Clinton fitore në të tri shtetet, që eventualisht do ta ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark