Ekipi i xhudos nga Kosova i përbër nga pejanet Distria, Nora, Akili, Laura, Loriana bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku sot u nisën për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ndryshe, Lojërat Olimpike ‘Paris2024’, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë, ndërsa ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024, kurse Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.