Ekipi italian ia merr Barcelonës yllin e mbrojtjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ekipi italian ia merr Barcelonës yllin e mbrojtjes

    Insajderi
    28 January 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Como, ekipi italian në Serie A, ka goditur me një transfer nga Barcelona në merkaton dimërore.

    Ekipi italian, i udhëhequr nga legjenda e Barcelonës Cesc Fabregas, ka arritur marrëveshje me blaugranasit për huazimin e Alex Valle-s, mbrojtësit të krahut të majtë, shkruan Insajderi.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano.

    Valle ishte në formë huazimi tek ekipi skocez Celtic, mirëpo për shkak të minutazhit të paktë është transferuar tek ekipi italian.

    Sipas Romanos, për mbrojtësin spanjoll janë caktuar testet mjekësore, teksa klauzola e huazimit është 6 milionë euro. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark