Gjatë një takimi në Uashington, ministrat dhe udhëheqësit e bankave qendrore të grupit G20, të ekonomive kryesore në botë, thanë se rimëkëmbja globale e ka marrë vetën nga turbullirat e tregut të fillimit të vitit 2016.
Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërmjet ekonomive të mëdha, sepse, sipas tij, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë e vetmja makina e rritjes.” /rel