“Ekrani gjigant që po terrorizon Kaçanikut, dyshohet se është pronë e policit Vullnet Brati”, ky është postimi për të cilin u kërcënua gazetari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ekrani gjigant që po terrorizon Kaçanikut, dyshohet se është pronë e policit Vullnet Brati”, ky është postimi për të cilin u kërcënua gazetari

    Insajderi
    27 December 2021 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekran gjigant i vendosur në një ndërtesë në qendër të Kaçanikut, që dyshohet të jetë pronë e policit, Vullnet Bratit, u bë shkak që një gazetar që vjen nga kjo komunë të kërcënohet dhe të merret në pyetje në stacionin rajonal në Kaçanik, shkruan Gazeta Insajderi.

    Qytetarët u ankuan se ekrani po terrorizon qytetarët me ndriçimin jashtë çdo norme.

    “Këtë ekran e ka nxjerrë si kërpudha pas shiut familja Brati nga Kaçaniku i Vjetër. Pas disa ankesave të qytetarëve, lutet Inspektorati Komunal i Kaçanikut të marrë masa të menjëhershme” shkruante në një faqe lokale në Kaqanik.

    E për këtë mbrëmë në Stacionin e Policisë në Kaçanik është mbajtur me shumë se dy orë gazetari Alban Muhaxheri pas një ankese nga polici, Vullnet Brati, pasi këtij të fundit i është publikuar një lajm në një portal lokal për dyshimin rreth menagjimit të një biznesi.

    Zv/komandanti, Jaser Jaha, i cili ishte përgjegjës i ndërrimit, i bëri shantazh gazetarit, Alban Muhaxheri, rreth publikimit të këtij shkrimi (në faqe lokale).

    “Alban, i ke dy mundësi, ose hiqe shkrimin ose 48 orë shkon në mbajtje”, ishin fjalët e Jahës.

    Ndërsa, Muhaxheri ia ktheu duke i thënë se nga kush bazoheni për të shkuar në paraburgim.

    “Prokurorja valla qeshtu na tha…”, ishin fjalët e zv/komandantit, Jaha.

    Gazetari Muhaxheri menjëherë u raportoi organet të larta të shtetit lidhur me këtë rast.

    Pas pak, Jaha i kumtoi gazetarit që do të merret në pyetje nga një hetues.

    Bëhet fjalë për Bahri Krivanjevën, shok i policit, Vullnet Brati.

    Ky, rreth 1 ore, i bëri tortur psikologjike gazetarit, Muhaxheri.

    Pas intervistimit, Jaha dhe Krivanjeva e lutën gazetarin që “ta heshtë këtë punë”.

    Kujtojmë, se lidhur me rastin janë informuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Inspektoratit Policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark