Ekrem Hyseni fton qytetarët në tubimin elektoral të LDK-së në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ekrem Hyseni fton qytetarët në tubimin elektoral të LDK-së në Podujevë

    Insajderi
    22 September 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se nesër, më 23 shtator, do të mbahet tubimi elektoral i kësaj partie në qytet.

    Tubimi do të nisë nga ora 19:30 në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” dhe në të pritet të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në këtë ngjarje do të bëhet prezantimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale të Podujevës.

    “Ky është një moment i veçantë, ku bashkërisht, njëzëri, nga Palestra Sportive ‘Hakif Zejnullahu’, do ta përçojmë mesazhin e fitores së madhe të LDK-së, më 12 tetor”, ka shkruar Hyseni, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark