Ekrem Hyseni: Gjithandej Llapit e Gollakut gjen vendosmërinë e qytetarëve që t'i japin fund këtij pushteti më 12 tetor - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ekrem Hyseni: Gjithandej Llapit e Gollakut gjen vendosmërinë e qytetarëve që t’i japin fund këtij pushteti më 12 tetor

    Insajderi
    22 September 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni gjatë ditës së sotme është pritur në familjen e kandidates për Asamble, Rinesa Babatinca.

    Ai ka thënë se shumë familje, lagje e fshatra janë përballur me injorimin e këtij pushteti, duke mos i marrë fare parasysh kërkesat e tyre.

    “Prandaj, ndryshimi është i pashmangshëm, porse është shumë më lehtë i realizueshëm kur gjithandej Llapit e Gollakut gjen gatishmërinë e vendosmërinë e qytetarëve tanë që t’i japin fund këtij pushteti më 12 tetor, e kështu t’i japin fund edhe injorimit e arrogancës!”, ka shkruar Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark