Ekrem Hyseni: Llapjanët i dhanë mbështetje të fuqishme LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ekrem Hyseni: Llapjanët i dhanë mbështetje të fuqishme LDK-së

    Insajderi
    23 September 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka deklaruar se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Llapit në tubimin e mbajtur sonte.

    Në një postim në rrjete sociale, Hyseni tha se përkrahja e dhënë është tregues i qartë i fitores së LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai e përshkroi atmosferën si festive, duke theksuar se “LDK dhe Llapi janë një”.

    “Falemnderit secilit prej jush për nderin e madh dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme,” shkroi më tej kandidati i LDK-së.

    Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark