Ekrem Hyseni nuk ia zgjatë dorën Bulliqit në fund të debatit: Ka ofenduar veteranët e invalidët e luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekrem Hyseni nuk ia zgjatë dorën Bulliqit në fund të debatit: Ka ofenduar veteranët e invalidët e luftës

    Insajderi
    26 September 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës vazhduan përballjet në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025.

    Në fund të emisionit u vu re një moment i pazakontë, kur kundërkandidatët Ekrem Hyseni nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga VV nuk u përshëndetën mes vete.

    Ishte Hyseni ai që nuk ia zgjati dorën Bulliqit.

    “Unë nuk i zgjatë dorën një personi që ka fyer veteranët dhe invalidët e luftës. Kryetari Bulliqi i ka ofenduar edhe 220 dëshmorë, dhe me të nuk merrem.”

    @dardaniapress1

    ♬ original sound – DardaniaPress

    Kujtojmë se para disa ditëve, kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një veprim të turpshëm përgjatë përballjes me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK’së për kryetar në Podujevë.

    Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 kishte kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografie, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark