“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

    Insajderi
    17 September 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me pacientë.

    Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 tha se Hyseni nuk ia hap as telefonin pacientëve me sëmundje kronike.

    “Kundër kandidati jem është mjek me telefon duhet me qenë human, ky as telefonin nuk ia hap pacientëve të vetë dhe pacientët me sëmundje kronike ngajnë mas tij. Kam shumë ankesa ndaj tij”, tha Bulliqi.

    Në anën tjetër, Hyseni mohoi akuzat.

    “Kam shumë për nder se asnjë festë nuk kam bërë pa iu përgjigj pacientëve. Kjo është pjesë e propagandës tanë”, iu përgjigj Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark