Ekrem Hyseni prezanton projektin për transformimin e Sheshit “Ali Ajeti” në Podujevë - shpalos katër fazat - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ekrem Hyseni prezanton projektin për transformimin e Sheshit “Ali Ajeti” në Podujevë – shpalos katër fazat

    Insajderi
    02 October 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të tij në fushatë: transformimin e Sheshit “Ali Ajeti” në një hapësirë moderne, funksionale dhe të gjelbër.

    Hyseni ka bërë të ditur se ky projekt përfshin katër faza të mëdha zhvillimore:

    Ridizajnimi i Sheshit “Ali Ajeti”, për ta bërë atë më të qasshëm dhe estetikisht më tërheqës për qytetarët;

    Ndërtimi i Çarshisë së qytetit, si një qendër atraktive për artizanët dhe aktivitetet lokale;

    Krijimi i një parkingu nëntokësor me kapacitet prej 300 veturash, për të lehtësuar trafikun në qendër;

    Ndërtimi i një parku rreth sheshit dhe mbi parkingun nëntokësor, që do t’i shtojë qytetit hapësira të reja të gjelbra.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark