Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka vijuar me vizita në biznese të ndryshme në këtë komunë.
Me këtë rast, Hyseni, ndaloi në fabrikën për prodhimin e lëngjeve “Laberion”, nga ku u njoftua për sfidat dhe sukseset e kësaj kompanie, e cila prej vitesh plason në tregun vendor dhe ndërkombëtar produkte cilësore, dhe njëherësh bëri shpalosjen e programit të tij qeverisës.