Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të kësaj komune, Ekrem Kastratit.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është bërë mëngjesin e sotëm.
Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për ceremoninë e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit.
Ekrem Kastrati i Nismës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor.