Eksitohesh pasi ke pirë shumë alkool? Ja pse ndodh - Insajderi
×
LifeStyle

Eksitohesh pasi ke pirë shumë alkool? Ja pse ndodh

Insajderi
09 May 2024 - 18:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse ka një gjë të mirë që vjen pas një nate i/e dehur, është ndjesia e eksitimit. Mund të jesh shtrirë në krevat dhe të të vijë dëshira të masturbohesh ose të bësh seks. Edhe pse mund të kesh gjithë ndjesitë e këqija, nga dhimbja e kokës, te dëshira për të vjellë apo ankthi, prapë dëshira për seks është aty.

Por pse vjen kjo ndjesi?

Seksologët shpjegojnë se pas një nate me alkool të tepruar dhe dehjes, trupi ka nevojë për të nxitur hurmonet e mirëqenies.

Seksi dhe orgazma janë mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Shkencërisht, gjatë konsumit të alkoolit, pija luan rolin e depresantit. Që trupi të balancojë hormonet, nxitet ndjesia e shtuar seksuale si efekt korrigjues.

Këshillat që duhet të kesh parasysh para se të bësh seks në këtë situatë janë të thjeshta:

Mos i shkruaj ish-it!

Provo masturbimin!

Merr pozicionin më dembel të seksit që njeh!

Mendohu dy herë para se të bësh seks anal! Nëse e bën, mos harro prezervativin dhe lubrifikantin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark