Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka injoruar një letër të dërguar nga invesitori gjerman Siengried Hohmann, i cili ka bërë thirrje që të mundësohet ndërtimi i një fabrike të reciklimit të mbeturinave në Podujevë, projekt ky që po bllokohet nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i tij i Urbanizimit, Bujar Hasani, shkruan Gazeta Insajderi.
Kosova rrezikon të humbasë një investim prej 55 milionë euro në Komunën e Podujevës, pasi kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Urbanizmit, Bujar Hasani, nuk po japin dritën jeshile për lejen e ndërtimit të kësaj fabrike që pritet të punësojë mbi 300 punëtorë.
Në lidhje me këtë refuzim të Bulliqit ka interventuar edhe vetë invesitori gjerman nga kompania “Soilcos”, Siengried Hohmann, i cili ka lutur kryeministrin Albin Kurti, që të ndikojë tek zyrtarët e Komunës së Podujevës, në mënyrë që të fillojnë punimet.
Në letrën e siguruar nga Gazeta Insajderi, invesitori gjerman i bën lutje kryeminstrit Kurti që të sqarojë situatën rreth lejes së ndërtimit të fabrikës, e cila pritet të punësojë mbi 300 punëtorë, duke theksuar se kjo ishte premtuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Kryeministër Kurti, do kërkoja ndihmën e juaj për të qartësuar situatën rreth lejës së ndërtimit. Ne nuk duam të ndërmarrim veprime ligjore, siç na kanë propozuar avokatët tanë, por dëshirojmë të bashkëpunojmë me autoritetet lokale, pasi projekti është për të gjithë hisedarët në zonë dhe në shtet” – shkroi ai.
Kjo letër e biznismenit gjerman duke se ka hasur në vesh të shurdhër të kryeministrit Kurti, pasi ende nuk është bërë asgjë në qartësimin e situatës, me Komunën e Podujevës që refuzon të jap leje për këtë investim kapital.
Kujtojmë se në muajin mars të këtiji viti, Shpejtim Bulliqi takoi e përfaqësuesin e kompanisë “Soilcos” nga Gjermania, Jurgen Stainmuler, të cilit i premtoi përkrahje të plotë të këtiji projekti në aspektin administrativ dhe në ofrimin e kushteve infrastrukturore.
Pak javë më vonë, Bulliqi fshiu këtë takim nga faqja e tij në Facebook, teksa mbajti fjalën pasi leja e ndërtimit të fabrikës së reciklimit të mbeturinave ishte refuzuar nga Drejtoria e Urbanizmit në Podujevë.
Bekim Zejnullahu, përfaqësues i kompanisë gjermane “Soilcos” nga Gjermania, kërkon nga kryeminstri Kurti që të ushtrojë trysni mbi kryetarin Shpejtimi Bulliqi, i cili sipas tij është duke shkelur ligjin pasi nuk është duke zbatuar vendimin e Ministrisë së Ambientit, i cili i jep të drejtë kompanisë për ndërtimin e fabrikës.
“E lus Qeverinë e Kosovës të merr masa, të na jap lejën në mënyrën më të shpejtë të mundshme që të mos e humbasim projektin që të mos vjen tek ajo që Qeveria e Kosovës të paguajë dëmet” – deklaroi ai në një intervistë për Gazetën Insajderi, teksa kërkoi nga Kurti të bëjë trysni tek kryetari Bulliqi dhe drejtori Bujar Hasani.