Edhe një anëtar i Lëvizjes Vetëvendsoje ka përfunduar në prangat e policisë, gjatë aksionit të së mërkures për dallavere me subvencione. Gazeta Insajderi sjell informacionet e fundit lidhur me këtë rast
Aksioni “Subvencionet’ ka vazhduar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë, ku në pranga përfunduan 11 persona.
Gazeta Insajderi mëson nga burimet e sigurat se një nga 11 persona e arrestuar është edhe anëtari i Lëvzijes Vetëvendsoje – Dega Therand, Ingrit Kuçi.
Aktiviteti i tij në këtë parti dëshmohet edhe përmes postimeve në rrjete sociale. Kuçi ka qenë edhe anëtar i shtabit zgjedhor të Vetvëendosjes, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Paraprakisht, Gazeta Insajderi raportoi se i arrestuar ishte edhe Liridon Fandaj asambelist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë. I njëjti ka publikuar edhe fotografitë nga aktivitetet e shtabit zgjedhor të partisë gjatë zgjedhjeve të fundit, ku shihet e etiketohet në postim edhe Ingrit Kuci.
Përvec këtyre dy zyrtarëve të Vetëvendose, Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për emrat e personave tjerë të arrestuar, Artan Elezi, Bekim Bruqi zyrtarë, Hysni Morina, Afrim Mehmetaj.
Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.
Operacioni u zhvillua në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj./GazetaInsajderi/