Dy vëllezërit Gëzim dhe Faik Gashi të dyshuar në plantacionin milionësh të drogës në Klinë, janë arrestuar sot pas disa jave në kërkim.
Insajderi ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit.
Ata përpos që dyshohet se janë përfshirë në plantacion, javë më parë kanë kërcënuar edhe Prokurorin e këtij rasti Ersan Qavolli.
Arrestimi i tyre është bërë sot me ndihmën e njësive relevante të Policisë së Kosovës.
Prokurori Ersan Qavolli në momentin e arrestimit ka lëshuar vendim për mbajtjen e tyre për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në krimin për mbjelljen dhe kultivimin e drogës. Derisa një prokuror tjetër e ka mar rastin për të cilin ata po dyshohen se e kanë kërcënuar prokurorin Qavolli.
I kontaktuar nga Insajderi prokurori Ersan Qavolli ka konfirmuar lëshimin e vendimit për mbajtjen e tyre për 48 orë dhe ka thënë që për ta ka mjaftueshëm prova që janë të përfshirë në rast dhe ka inicuar hetime shtesë sa i përket pasurisë së tyre.
“Prokuroria ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rastin e plantacionit të drogës. Në vazhdimësi janë angazhuar edhe njësite tjera relevante për identifikimin e pasurisë së tyre”, ka thënë për Insajderin Prokurori Ersan Qavolli.
”Njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik në Pejë në bashkëpunim me njësitë tjera policore FIT, Fast Kosova dhe AKI , ishin të angazhuar intensivisht për kapjen e tyre“, ka thënë Ersan Qavolli për Insajderin.