Policia e Kosovës ka arrestuar sot Kreshinik Abrashin, shefin e Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë.
Të njëjtit i janë gjetur gjashtë aparate të lojërave të fatit në rrugën “Izet Hima”, mëson Insajderi.
Sipas burimeve të Gazetës, aparetet rezultojnë të jenë pronë e shefit të repartit të Trannsfuzionit të Gjakut.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovë, e cila bëri të ditur se ndaj Abrashit, me urdhër të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Gazeta Insajderi/