EKSKLUZIVE| Denoncohet në Prokurori Dekani i UPz-së, Halil Kukaj për 'Mashtrim', 'Keqpërdorim' dhe 'Kërcënim' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    EKSKLUZIVE| Denoncohet në Prokurori Dekani i UPz-së, Halil Kukaj për ‘Mashtrim’, ‘Keqpërdorim’ dhe ‘Kërcënim’

    Insajderi
    17 March 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    • ALBAN BEGOLLI

    Dekani  i Universitetit të Prizrenit Halil Kukaj, është denoncuar në Prokurorinë Themelorë të Prizrenit, për veprat penale “Mashtrim në Detyrë”, “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Sulm ndaj Personit Zyrtar”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë kallëzim penal në Prokurorinë e Prizrenit e ka dorëzuar profesor Hysni Terziu në emër të anëtarëve të Këshillit të Fakultetit Ekonomik.

    Në kallëzimin penal për “Mashtrim në Detyrë”, Kukaj akuzohet se në kundërshtim me Statutin e Universitetit, ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Pejës, ku sipas statutit, personeli akademik në marrëdhënie të rregullt pune në ndonjë institucion publik, nuk ka të drejtë për t’u zgjedhur në organet drejtuese.

    Sipas këtij dokumenti Kukaj, akuzohet se “që nga viti 2017, ka keqpërdorur detyrën zyrtare për përfitime personale duke qenë në komisionet për mbrojtjen e punimeve të diplomave në studimet e nivelit master ku rregullisht e e ka caktuar vetveten si kryetar i komisionit dhe i ka nënshkruar vetvetes vendimin duke e përdorur autoritetin zyrtar.”

    Po ashtu ai, akuzohet se “në mënyrë të kundërligjshme, e ka larguar profesorin e asocuar Bekim Berisha nga Komisioni i Cilësisë dhe e ka futur asistentin Festim Tafoll në Këshillin e Fakultetit Ekonomik , i cili nuk e ka gardën “Doktor” (Dr). “, shkruan Gazeta Insajderi.

     

    Në kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Kukaj përveç tjerash akuzohet për rastin e ri-akreditimit të programit master në Kontabilitet dhe Auditim.

    Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Gazeta Insajderi, “dekani Kukaj akuzohet , në mungesë të koriumit në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit Ekonomik (KFE), në kundërshtim me Statutin e Universitetit, me kompetencat e KFE-së dhe rregullores për Studime themelore, dorëzon propozimin e regjistrimit të studentëve të rijnë në Senat dhe e aprovon si udhëheqës i Senatit në mungesë të rektorit për tre muaj”

    Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Gazeta Insajderi, dekani Kukaj “akuzohet edhe për rrezikimin e ri-akreditimit të programeve, duke i kërkuar profesorit Bekim Berisha dhe zyrtarit për cilësi Jasmin Jusufi që t’i përgatitin përgjigjet e pyetjeve të ekspertëve ndërkombëtar vetëm 35 minuta para përfundimit të afatit të dorëzimit.|

    Sipas dokumentit, “për këtë ishin të njoftuar Kryesuesi i Këshillit drejtues të Universitetit, Arif Murrja dhe rektori Ismet Tema të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.”

    Dekani Halil Kukaj, sipas këtij dokumenti, po ashtu akuzohet edhe për “kërcënim të Prof.Dr. Shukri Maxhunin për shpërndarjen e orëve.”

    Në një prononcim për Insajderin, denoncuesi Hysni Terziu, ka thënë se, “‘Shkatërrimi i Universitetit të Prizrenit është bërë pikërisht nga ky, si produkt i ish-rektorit Ramë Vata. Këtë kallëzim penal e kemi dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar dhe tej-zgjatja e saj deri më tani është një kohë e frikshme.  Ne si Këshill i Fakultetit Ekonomik, ramë në një pozitë që të mos mbajmë mbledhje afër një vit dhe pas kësaj, ky filloi me lojëra tjera duke i shantazhuar Senatin, Këshillin, asistëntët dhe profesorët.”/Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark