InDoks ka transmetuar dokumentarin “Mashtrimi i madh”. Është një hulumtim disa mujor për të bëmat e biznesmenit kosovar, Haziz Tafaj dhe një rrëfim ekskluziv i italianit Gianfranco Fantinel, që e e konsideron vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës
Insajderi
Ishte viti 2006. Kosova në nivelin politik po bënte betejën e madhe për të përfunduar procesin për shpalljen e pavarësisë. Nën administratën e UNMIK-ut, me probleme të mëdha në ekonomi e siguri. Një ‘statuskohë’ që kishte rritur tej masë pakënaqësitë e popullatës në vend.
Në këtë kohë, Gianfranco Fantinel, biznesmen italian, një multimilioner në industrinë e verërave dhe produkteve të tjera, kishte vendosur që të investonte në Kosovë.
Para Kosovës, ai në vitet e 90-ta kishte arritur që të ndërtonte një biznes në Kubën e Fidel Kastros. Një bodrum vere.
Në Kosovë ai thotë se dështoi. Thotë se u mashtrua. Thotë se iu vodhën edhe aksionet e kompanisë për të cilën në proces privatizimi pagoi miliona euro. Kosovarin që sipas tij e mashtroi , e quan edhe pjesë e një grupi kriminal, mafioz, që është i lidhur me sistemin e drejtësisë dhe politikën.
InDoks ka transmetuar dokumentarin “Mashtrimi i madh”. Është një hulumtim disa mujor për të bëmat e biznesmenit kosovar, Haziz Tafaj dhe një rrëfim ekskluziv i italianit Gianfranco Fantinel, që e e konsideron vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës.
Në këtë dokumentar është cituar edhe raporti i hetuesisë kosovare për të bëmat e Haziz Tafajt. Më poshtë mund ta lexoni atë të plotë. Për çka u hetua Haziz Tafaj dhe si u mbyllën rastet?/Insajderi