Ekskluzive| Dosja e Prokurorisë ndaj futbollistit pejan që dyshohet për tentim-vrasje, kërkohet një muaj paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive| Dosja e Prokurorisë ndaj futbollistit pejan që dyshohet për tentim-vrasje, kërkohet një muaj paraburgim

    Insajderi
    13 September 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti nga Peja, Arb Shala, është ndaluar nga policia dhe po përballet me akuza të rënda pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi dje në qytetin e Pejës. Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas së cilës Shala dyshohet për tentim-vrasje dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

    Sipas burimeve, i dyshuari ka ndjekur me armë në dorë viktimën, Lirim Nikqi, të cilin më pas e ka plagosur. Pas plagosjes, Shala ka tentuar të qëllojë sërish drejt tij, por arma nuk ka funksionuar, për shkak se, siç thuhet, “armës i ishte bllokuar mekanizmi”. Pas këtij momenti, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është dorëzuar disa orë më vonë në stacionin e policisë.

    Prokurori, Ersan Qavolli, ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit. Pasi janë përmbushur tri kushtet ligjore: rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe asgjësimit të provave, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra penale e vrasjes së mbetur në tentativë dënohet me jo më pak se 5 vjet burg, ndërsa dënimi maksimal për këtë vepër mund të shkojë deri në 25 vjet burgim. Për mbajtjen e paautorizuar të armëve, dënimi parashihet të jetë gjobë deri në 7,500 euro ose burgim deri në 5 vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark