×
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Ekskluzive | Dosja e Prokurorisë – Pas vdekjes së të riut, një muaj paraburgim biznesmenit të naftës, Vesel Jusaj

    Insajderi
    25 October 2024 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmenit Vesel Jusaj i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, pas arrestimit të tij të enjten. Jusaj, në cilësinë e pronarit të kompanisë së derivateve “Delta Group”, po hetohet lidhur me një aksident tragjik në të cilin humbi jetën një i ri si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

    Vendimi për masën e paraburgimit ndaj tij është marrë sot nga Gjykata Themelore në Pejë, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria e Pejës.

    Prokuroria ka bërë me dije se hetimi ndaj Jusajt ka nisur nën dyshimin për veprën penale “asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    Në seancë, Prokuroria argumentoi për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës dhe pengimit të hetimeve, duke theksuar edhe deklaratën e e një dëshmitari, i cili theksoi se Jusaj kishte tentuar të ndikonte te punëtorët e tjerë për ndryshimin e dëshmive.

    Prokuroria ka cilësuar rastin si një rrezik për sigurinë e punonjësve dhe për rrjedhën e procesit penal, ndërsa masa e paraburgimit u konsiderua e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurave.

    Si ndodhi rasti?

    Një bombol gazi shpërtheu mëngjesin e 11 tetorit në Pejë, duke shkaktuar vdekjen tragjike të një 40 vjeçari që ndodhej në hapësirat e pompës së derivateve “Delta Group”. 

    Gazeta Insajderi raportoi se viktima ishte Visar Muriqi.

    Muriqi ishte ftuar nga ky biznes që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që e njëjta të përdorej për derivate tjera.

    “Delta Group” në ARBK figuron si pronë e vëllezërve Vesel e Shkëlqim Jusaj.

    Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombolë që gjendej nën tokë por e njëjta ka shpërthyer.

    Nga ky shpërthim siç mëson Insajderi trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese ku edhe është dëmtuar seriozisht duke u shkaktuar vdekje e menjëhershme.

    Biznesmeni Jusaj do të qëndrojë prapa grilave deri me datë 22 nëntor.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark