Kosova është tronditur me rastin e 11 vjeçares e cila po dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 11 meshkuj. Nga 6 në muajin qershor dhe 5 të tjerë në muajin gusht.
Rasti i parë sipas burimeve të InDoks është raportuar në stacionin policor në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. E drejtor i këtij stacioni policor ka qenë Bekim Bislimi i cili së fundmi u emërua në një pozitë të re.
“Rasti i muajit qershor për rastin e 11 vjeçares së pari është iniciu në stacionin policor në Kodër të Trimave (Vranjefc)”, i tha ky burim InDoksit.
Pas dështimit të shtetit për të mbrojtur viktimën, dy dorëheqje janë dhënë deri tani. U dorëhoqën Samedim Mehmeti, drejtor i Policisë dhe Ali Gashi, Drejtor i Drejtoratit për Trajtim të Burgosurve dhe të Miturve.
Dorëheqja e Mehmetit u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të martën e 30 gushtit.
“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, njoftoi ministri Sveçla përmes një shkrimi me Facebook.
Pos dorëheqjeve brenda Policisë së Kosovës pati edhe ndryshime pa dorëheqje. Kështu nga posti është larguar drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci dhe shefi i operativës që ka vepruar po ashtu në regjion, Shkëlzen Xhafa.
Fahredin Verbovci tashmë është zëvendësuar nga nënkoloneli Fehmi Xhata. Kurse, në vend të Shkëlzen Xhafës, është emëruar Bekim Bislimin që mbante pozitën e drejtorit në stacionin policor në Kodër të Trimave, aty ku edhe u raportua për herë të parë rasti i 11 vjeçares.
Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën