×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Dyshohet se ngacmoi kolegen, Insajderi sjell historinë e policit nga Skenderaj i cili u suspendua dhe po hetohet për veprën penale të sulmit seksual

    Insajderi
    18 February 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëherë u hezitua që të hapej rasti. Por pasi që u denoncua në Gazetën Insajderi, autoritetet kanë konfirmuar që tashmë për dyshimet se e ngacmoi seksualisht një kolege është suspenduar për 72 orë polici nga Skenderaj.

    Mira Avdimetaj

    Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin policor H.L i cili sipas informatave që ka siguruar Gazeta Insajderi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një police të gjeneratës së re e cila punon ne stacionin e policisë në Skenderaj(emër i njohur për redaksin).

    Sipas burimeve te Gazetës H.L ka qenë polic hetues ne stacionin policor ne Skenderaj. Policia rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ai është suspenduar me 16 shkurt 2022, ditën edhe kur është paraqitur ankesa ndaj tij nga viktima.

    Insajderi mëson se fillimisht është hezituar të hapet si rast pasi që nga burime jo zyrtare thuhet se polici në fjalë ka lidhje të forta, por më pas policia e konfirmon suspendimin e tij duke mos cekur arsyen.

    “Ju njoftojmë se lidhur me pyetjen e parashtruar për rastin,   një zyrtar policor në Skenderaj është suspenduar komfor procedurave, ndërsa  rasti për hetime të  mëtejme është proceduar  në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Inspektorati Policorë i Kosovës e ka konfirmuar rastin duke e cilësuar si vepër penale të sulmit seksual.

    “Departamenti i Hetimeve është duke trajtuar një rast të tillë ku dyshohet për veprën penale të sulmit seksual.

    Informacionet e para në lidhje me rastin IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës  të cilët edhe kanë suspenduar një zyrtar policor për 72 orë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Insajderi.

    Po ashtu rasti është duke u hetuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    “Hetuesit e IPK kanë kontaktuar me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në koordinim me të cilin pritet të ndërmerren veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit bazuar në pretendimet e ankueses” thuhet në përgjigjen e IPK së./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark