Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër shtatë personave nga Prokuroria në Gjakovë. Ky grup i akuzuar për fajde, për vite kishin bërë zullum në disa gjakovarë, që Prokuroria i ka listuar si viktima. Njërin e detyruan që ta qes edhe shtëpinë në shitje. Insajderi sjell detaje ekskluzive.
Personat e akuzuar janë Agim Jakupaj, Bedri Jakupaj, Zenel Zenelaj, Musë Pnishi, Gegë Lleshaj, Xhevat Lushi, dhe Halil Gjoshi, të cilët për vite me radhë kanë vepruar në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të qytetarëve të Gjakovës dhe duke i detyruar ata të paguajnë borxhe të pashlyeshme dhe kamatë të lartë.
Aktakuza për secilin prej tyre përmban akuza të ndryshme për fajde dhe mbajtjen e armëve pa leje, duke përfshirë periudha të ndryshme kohore dhe shuma të mëdha parash që janë dhënë dhe marrë përmes këtyre transaksioneve abuzive.
Pjesa më e madhe e këtyre marrëveshjeve është bërë në kushte që kanë përfshirë borxhe të mëdha të paguara me kamatë dhe kërkesa të mëtejshme për pasuri të tjera si shpërblim për borxhet e pashlyeshme.
Për çka akuzohen secili prej tyre?
I pandehuri Agim Jakupaj:
Nga muaji Janar i vitit 2019 e gjer më 22.02.2022 e në vazhdimësi në Gjakovë, me qëllim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit I., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri më tepër se 10.000€, në atë mënyrë që të dëmtuarit Ilir për shkak të disa borxheve në vitin 2019 i rëndohet gjendja ekonomike, ashtu që i pandehuri gjatë asaj kohe i japë të dëmtuarit 20.000€ me fajde, ku menjëherë ia ndal 1500€ në emër të kamatës se parë, ndërsa i dëmtuari çdo muaj i është dashur të paguaj 1500€ euro në emër të kamatës përmes Western Union-it dhe kur ka qenë në Kosovë edhe para kesh, ku në tërësi ka paguar 35.000€, dhe atë 15.000€ paguan interes/kamatë dhe 20.000€ në emër të borgjit.
Në muajin qershor 2021 në Gjakovë e gjerë me dt.22.02.2022, me qëllim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit B., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri më tepër se 10.000€, në atë mënyrë që, të dëmtuarit B. për shkak të disa borxheve dhe keqësimit të gjendjes së biznesit të tij në vitin 2021 si dhe situata e krijuar me Covid, ashtu që i pandehuri gjatë asaj kohe i japë të dëmtuarit 10.000€ me interes/kamat, ku i dëmtuari çdo muaj i është dashur të paguaj 1000/1500 € në emër të kamatës, këto pagesa janë bërë tek shtëpia e të pandehurit me para kesh në dorë, ndërsa për ta paguar borxhin bazë i është dashur t’i japë si kompenzim edhe një veturë Renault e vlerës 7.000 € për zbritje të borxhit në shumën prej 5.000€.
Me 5 mars 2022 në Gjakovë, me qëllim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit R., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, të dëmtuarit R., për shkak të disa borxheve në kohën e lartëcekur, i pandehuri i japë 7.000€ para me fajde dhe atë për sa kohë që mban shumën prej 7.000€ i është dashur të paguaj 700€ në muaj, ku i dëmtuari ka paguar kamatën për 6 muaj rregullisht tek shtëpia e të pandehurit ku i dëmtuari ka shkuar me veturë dhe janë marrëveshje paraprakisht me dalë i pandehuri tek dera dhe me marrë të hollat e kamatës, ndërsa shumën bazë prej 7.000€ e kanë paguar familjarët e tij pasi që i dëmtuari është larguar për në Tiranë.
Në vitin 2020 në Gjakovë, me qëllim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit H., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që i dëmtuari H. për shkak të disa rasteve të sëmundjeve të anëtarëve të familjes kërkon nga i pandehuri Agim të holla në shumë prej 4.000€, ku këto të holla i kthen duke i paguar nga 200/300€ çdo muaj në vende të ndryshme si tek pompa në Deçan dhe përmes dëshmitarit A., ku i dëmtuari në emër të kamatës paguan rreth 2.200€, ndërsa në mungesë të të hollave dhe si shkak i keqësimit të gjendjes financiare për shkak të situatës me Covid/19 i njëjti detyrohet që t’ia japë të pandehurit veturën Mercedesë në vlerë prej 5.000€, të cilën e kishte marrë nga një familjarë i tij vetëm e vetëm që ta paguaj shumën e kërkuar nga i pandehuri.
Në muajin shtator 2019 në Gjakovë, me qëllim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit D., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, të dëmtuarit D. për shkak të disa borxheve në atë kohë, i pandehuri i japë të dëmtuarit 3.000€, me interes/kamat, ku i dëmtuari është dashur të paguaj çdo muaj kamat 400€ dhe atë deri në shtator të vitit 2020 në tërësi shuma e kamatës 4.800€, pagesat i dëmtuari i ka bërë tek dyqani/servisi i tij ku kishte shkuar i pandehuri dhe i kishte marrë të hollat ndërsa në fund kishte paguar edhe shumën prej 5.000€.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
I pandehuri tjetër, Bedri Jakupaj:
Viti 2021 në Gjakovë, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit E., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, të dëmtuarit E. për shkak të keqësimit të gjëndjes financiare në atë kohë, i pandehuri i japë 1.000€ me interes/kamat, ku i dëmtuari është dashur të paguaj çdo muaj kamat 150€ dhe atë për një periudh një vjeçare,ku ka rezultuar me humbje financiare për të në emër të kamatës shuma prej 1.800€,e me pas ka paguar borxhin prej 1.000 €.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK- së.
Më datë 18.10.2022, rreth orës 06:00, në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.4.4 dhe nenit 17 par.5 të Ligjit mbi armët të Republikës së Kosovës dhe atë pistoletë me numër serik 70679, në atë mënyrë që pas bastisjes së realizuar nga policia, tek i pandehuri është gjetur arma e lartcekur, e cila armë më pastaj është sekuestruar.
Me këto veprime ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së
I pandehuri Zenel Zenelaj:
Në muajin Janar 2022 në Gjakova, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit F., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, ashtu që i pandehuri Z., me krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, duke ditur gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit F., si dhe gjendjen familjare të tije pasi që njihen prej kohësh, të dëmtuarit i jap 8.000 €, ku i pandehuri fillon të kërkoj kamatën për këto të holla e nga presioni për pagesat i dëmtuarie qet shtëpin e tije në shitje ku edhe merret vesh me një person nga fsh. Dujak për blerje të shtëpisë, mirpo duke parë këtë gjendje të rëndë të të dëmtuarit si shkak i pagesave që duhej bërë tek i pandehuri, ndërhyn axha i tijë, e telefonon dhe shprehet i gatshëm të ia paguaj shumën e të hollave të kërkuara nga i pandehuri Zenel, vetëm që i dëmtuari mos të mbetet pa shtëpi.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së.
I pandehuri Musë Prishi:
Në korrik 2019 në Gjakovë, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit D., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, i dëmtuari D. për shkak të investimit në biznesin e tije pasi që e kishte njohur me parë të pandehurin Musë, mirën vesh qe shumën e të hollave prej 15.000 € të ia jap i pandehuri e që në emër të interesit/kamatës të paguaj 5%, për shumën e marrë nga ai,ku i dëmtuari vazhdon të paguaj për tre muaj,e në tërësi në emër të kamatës ka paguar 2.000€, ndërsa shumën prej 15.000€ ia paguan duke i zbritur në shumën e përgjithshme me shitjen e nje banës në objektin e të dëmtuarit.
Muaji Maj 2021 në Gjakovë e gjerë me dt.09.03.2022, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit B., duke shfrytëzuar gjëndjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri më tepër se 10.000€, në atë mënyrë që, të dëmtuarit B., për shkak të keqësimit te gjëndjes se biznesit të tije në vitin 2021 si dhe situata me Covid/19, me të vërejtur këtë gjendje te krijuar tek i dëmtuari, fillimisht i japë të dëmtuarit 15.000 €,pastaj 5.000 Franga, tutje edhe 5.000 € të gjitha këto gjatë muajit Maj, e ku për totalin e shumës prej 20.000 €,çdo muaj i dëmtuari ka qenë i obliguar që të paguaj 2.000 € në emër të kamatës, keto pagesa i janë bërë të pandehurit direkt ku në tërësi për kamatë ka paguar 20.000 €, ndërsa për shlyrje të shumës bazë prej 20.000€ si kompenzim për këtë shumë i është dashur që të ia japë veturat Range Rover dhe Jaguari me vlerë shumë më të ulët se sa vlera reale e këtyre veturave.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së. XI.
Më datë 18.10.2022, rreth orës 06:00, në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.4.4 dhe nenit 17 par.5 të Ligjit mbi armët të Republikës së Kosovës dhe atë pistolete e llojit SIG SAUR, me numër serik M417921, një karikator dhe 8 fishek te kalibrit 9mm, në atë mënyrë që pas bastisjes së realizuar nga policia, tek i pandehuri është gjetur arma e lartcekur, e cila armë më pastaj është sekuestruar.
Me këto veprime ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri Gegë Lleshaj
Nga viti 2017 e në vazhdimësi gjerë ne vitin 2021, në Gjakovë, për vete, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit M., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila rezulton me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri më tepër se 10.000€, në atë mënyrë që, të dëmtuarit M., për shkak të disa borxheve në vitin 2017 i rëndohet gjendja ekonomike, ashtu që i pandehuri Gegë duke qenë në njohuri për këtë gjendje të rënduar financiare të dëmtuarit ne vitin 2017 tek Restorant ‘Oita4’ në Gjakovë, i jep të dëmtuarit 5.000€ me 10% kamat, ndërsa i dëmtuari paguan nga 500€ interes çdo muaj, mirpo të dëmtuarit prapë në vitin 2018 i keqësohet gjendja ekonmomike dhe i pandehuri i jap përsëri para me fajde në shumë prej 10.000€ me 10% kamat ku tani shuma e kamatës për muaj rritet në 1.500€, e më pas si shkak i thellimit të keqësimit të kësaj gjendje financiare po të njejtin vit nga i pandehuri merr edhe 5.000€ tjera fajde me 10% kamat,ku tani paguan ne emër të kamatës 2.000€ në muaj, duke vazhduar kështu deri në vitin 2021 ku si shkak i trysnive nga ana e të pandehurit i dëmtuari i njofton vëllezirt e tije të cilët ndërhyn në këtë çështje dhe ja paguajn borxhin dy here nga 10.000€, ashtu i pandehuri Gegë realizon dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 50.000€ pa e llogaritur shumën bazë që i është paguar nga vëllezërit e të dëmtuarit prej 20.000€.
Viti 2020 në Gjakovë, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit E., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, të dëmtuarit E., për shkak të keqësimit të gjendjes financiare në atë kohë, i pandehuri i japë të dëmtuarit 2.000€ me fajde, ku i dëmtuari është dashur të paguaj dy muaj kamat nga 100 € në muaj,ku ka rezultuar me humbje financiare për të në emër të kamatës shuma prej 200 €,e në fund edhe borxhin prej 2.000€.
Me çka ka kryer vepër penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së. XIV.
Më datë 18.10.2022, rreth orës 06:00, në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.4.4 dhe nenit 17 par.5 të Ligjit mbi armët të Republikës së Kosovës dhe atë pistolete e llojit BERETA, me numër serik E468512, dy karikator dhe 28 fishek te kalibrit 9mm, në atë mënyrë që pas bastisjes së realizuar nga policia, tek i pandehuri është gjetur arma e lartcekur, e cila armë më pastaj është sekuestruar.
Me këto veprime ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së
I pandehuri Xhevat Lushi:
Në muajin Maj të vitit 2022 në Gjakovë, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit D., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila ka rezultuar me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, të dëmtuarit Dionis për shkak të keqësimit të gjëndjes financiare në atë kohë, i pandehuri i japë të dëmtuarit 2.000€, ku i dëmtuari është dashur të paguaj çdo muaj kamat 300€, dhe atë për katër muaj,ku ka rezultuar me humbje financiare për të në emër të kamatës shuma prej 1.200 €,
Me çka ka kryer veprën penale Fajdeja nga neni 331 par 1 të KPPK-së.
I pandehuri Halil Xhoshi:
Nga muaji Janari vitit 2019 e gjer më 22.02.2022 e në vazhdimësi në Gjakovë, me dashje ndihmon personin tjetër për kryerjen e veprës penale të fajdesë nga neni 332 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe atë të pandehurin Agim Jakupaj në dëm të të dëmtuarit I., në atë mënyrë që, të dëmtuarit I., në vitin 2019 për shkak të disa borxheve i rëndohet gjendja financiare, ashtu që i pandehuri Halil duke ditur gjendjen e rëndë financiare të tijë, ndërmjetëson tek i dëmtuari Ilir dhe i pandehuri Agim Jakupaj që t’i jep para me fajde, duke mbajtur kontaktin e vazhdueshëm me viktimën dhe të pandehurin Agim, ashtu që i pandehuri Agim Jakupaj në emër të kamatës në dëm të dëmtuarit l., përfiton shumën prej 15.000€, ndërsa në emër të borxhit edhe shumën 20.000€ gjithsej 35.000€,ku pothuajse të gjitha të hollat i kthehen të pandehurit Agim për mes të pandehurit Halil, veprime këto të vërtetuar nga hetimi financiar edhe ekzaminimi i telefonit të pandehurit Halil.
Me çka ka kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së.
Akuza, pra në përgjithësi përfshijnë veprimet penale që lidhen me dhënie të parave me kamatë, kërcënime dhe abuzim me gjendjen financiare të viktimave, duke krijuar një mundësi për përfitime të jashtëzakonshme për të akuzuarit, përkundër dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar për viktimat.
/GazetaInsajderi