Ekskluzive | Eli-Abi ende shet çokollata helmuese Kinder – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | Eli-Abi ende shet çokollata helmuese Kinder

    Insajderi
    12 April 2022 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me raportimin e 57 rasteve nga fëmijë të helmuar pas konsumimit të çokollatës Kinder, një javë më parë Agjencia e Standarteve Ushqimore në Britani njoftoi për largimin nga tregu të kësaj çokollate e cila sipas njoftimit përmban salmonelë.

    Njëjtë ndodhi edhe në Kosovë menjëherë pas reagimeve që u bënë rreth produktit në fjalë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kishte njoftuar se pas marrjes se lajmërimit nga RASFF, sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuimi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Kosovën.

    Por, mesa duket jo gjithçka po shkon siç është planifikuar, pasi në disa markete akoma ekzistojnë ato produkte pavarësisht vendimit që të mos shiten tek konsumatorët.

    Por ky vendim i shtetit, duket se nuk i ka bërë punë rrjetit të marketeve Eli-AB, pasi duket se nuk po e përfillin këtë vendim, madje produktet ani pse u “larguan” njëherë nga raftet një “vendim” bëri që ato të ktheheshin prapë aty dhe të jepen për konsumatorë.

    Gazeta Insajderi ka verifikuar këtë rast edhe përmes një bisede me njërën nga puntoret e këtij marketi në njërën nga degët në Kosovë, ku e njejta tha se nga Ferizaj i kishte ardh një mesazh që mund të vazhdonin shitjen e produkteve “Kinder”.

    Biseda e gazetarit të Insajderit me punonjësen :

    Gazetari: Mirembrema, ……. a po?

    Punëtorja: Mirëmbrëma

    Gazetari: Deshta me iu pyet se Kinder çokolatat i keni kthy nëpër rafte a e keni ndonjë vendim

    Punëtorja: Po prej Ferizajt kan lajmru qe mu kthye

    Gazetari: A mundesh mena pru vendimin

    Punëtorja: Veç kqyr ne grup, çka kan thanë muj veç meta kallxu, qe kan than mi hek tani mi pru

    Punëtorja: Qe kqyre

    Gazetari: A kishe mujt mena dergu, ju ka ardh prej qendrës lartë?

    Punëtorja: Po firma na lajmroj

    Gazetari: E me fotografu a guxoj ?

    Punëtorja: Vallahin jo une jom puntore, vallaj jo hajde nesër paradite osht shefi e menaxheri

    Punëtorja: Prej Ferizajt na ka ardh kan than qe firmat na lajmrun a e pave se nihere krejt i kena hek

    Gazetari: Okej, faleminderit shume


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark