Ekskluzive | Kush ra në pranga për 40 mijë eurot e falsifikuara? Insajderi sjell detajet si u bë operacioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive | Kush ra në pranga për 40 mijë eurot e falsifikuara? Insajderi sjell detajet si u bë operacioni

    Insajderi
    07 October 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 6 tetor 2025, një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës me Prokurorinë ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për tregti me para të falsifikuara. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Ajet Thaçi, i cili u kap në flagrancë teksa tentonte të tregtonte 40 mijë euro të falsifikuara.

    Hetimet kishin nisur më 3 tetor, kur informacioni për aktivitetin e tij i ishte përcjellë Drejtorisë për Krime Ekonomike.

    Thaçi ishte vu nën vëzhgim përmes teknikave operative video dhe audio-incizime, derisa u arrestua.

    Në të njëjtin operacion, policia arrestoi edhe furnizuesin e parave të falsifikuara, Samir Tartarën, shtetas i Serbisë me leje qëndrim në Kosovë.

    Nga operacioni u sekuestrua shuma prej 40 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark