×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Ky është biznesmeni i arratisur, dyshohet për keqpërdorimin e mbi 100 mijë eurove të Telekomit

    Insajderi
    09 March 2022 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Gazeta Insajderi merr vesh se katër personat e arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Telekom janë Kushtrim Jakupi, Mimoza Pireva, Shkurte Shabani dhe Fatime Jashanica.

    Ndërkohë në arrati është edhe një person tjetër si i dyshuar për përfitim të 100 mijë eurove nga Telekomi.

    Insajderi mëson se ai është Rinor Konjusha pronar i kompanisë “Smart Marketing” i cili sipas policisë së Kosovës është në arrati.

    Sipas njoftimit të Policisë katër personat e dyshuar i kanë mundësuar të dyshuarit R.K pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000.00 (Njëqind mijë euro).

    Sipas policisë, i dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor

    Katër personat janë arrestuar sot për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim në Prokurim”

    Zëdhënësi për media, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

    “Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.) pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000.00 (Njëqind mijë euro). I dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor”, tha ai.

    Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark