Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është arrestuar i dyshuari i cili kërkohej nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale.
Gazeta Insajderi ka mësuar se i arrestuari është Jeton Braina. I njëjti po kërkohej nga autoritet polake dhe po dyshohej për veprën penale” Vjedhje e Rende”.
Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për vjedhje në vlerë prej 1,000,000 €.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.
“Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë 10.01.2025 – 11:45. Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale”, thuhet në raport.