Ekskluzive| Marrje ryshfeti me para e me mall- Çka thotë dosja për tre zyrtarët e ATK’së në Gjakovë? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive| Marrje ryshfeti me para e me mall- Çka thotë dosja për tre zyrtarët e ATK’së në Gjakovë?

    Insajderi
    23 January 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Besnik Gashi

    Tre inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të dyshuar për pranim ryshfeti. Dukagjin Nikaj dhe Elhami Qorkadiu në bashkëkryerje dhe Afrim Gjokaj i vetëm kanë marrë ryshfet nga 200-300 euro prej bizneseve, nën zotimin se nuk do t’i inspektojnë. Ata, sipas dosjes së Prokurorisë, kanë pranuar edhe marrje të mallrave në këmbim të mos-inspektimit. Që për të tre, Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të tre të dyshuarit. Gazeta Insajderi ju sjell detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë:

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 dite ndaj Dukagjin Nikajn, Elhami Qorkadiun dhe Afrim Gjokajn nën dyshimin për veprën penale marrje ryshfeti.

    Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka parë Insajderi, thuhet se të dyshuarit kaën pranuar nga 200-300 euro prej bizneseve, me kushtin që të mos inspektohen në të ardhmen. Ata thuhet të kenë pranuar mallra. Këto i kanë bërë përmes komunikimeve drejtpërdrejt por edhe me ndërmjetës me pronarë të bizneseve.

    Të njëjtit nëpër biznese të ndryshme kanë marr shuma të ndryshme të të hollave të cilat me raste i kanë mar direkt-drejtpërdrejtë por edhe përmes ndërmjetësve, duke mos përjashtuar mallra e dreka, darka, vendet ku janë takuar me ta, komunikimet me këta pronar të bizneseve, duke i treguar vendin se ku të takohen për të marr ryshfetin dhe atë me qëllim të të pandehurit të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme dhe këto biznese për një kohë të gjatë të lirohen nga inspektimi, apo të i shpëtojnë gjobës të paraparë ligjërisht për shqiptim gjatë inspektimit të këtyre bizneseve”, thuhet ndër të tjera në dosje.

    Gjykata në Gjakovë ka autorizuar ekzaminimin e telefonave dhe mjeteve të tjera elektronike që u sekuestruan gjatë bastisjes, me qëllim të evitimit të ndikimit në dëshmitarë dhe koordinimit me njëri-tjetrin.

    Gjykata tutje bën të ditur se dy të pandehurit e parë kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje, teksa i pandehuri i tretë ka operuar si i vetëm.

    Në dosje përmenden edhe emra të tjerë të zyrtarëve të ATK’së, të cilët po dyshohen për mos-lajmërim të veprës penale. Gjykata thotë se pritet të dëgjohen si dëshmitarë.

    Policia përgjatë kontrollit ka sekuestruar 11,600 euro para të gatshme gjatë momentit të bastisjes.

    Po ashtu, në dosje bëhet me dije se inspektimet kanë qenë te shpeshta tek bizneset gjatë periudhës së verës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark