×
  • Hulumtime/Analiza
  • Aktuale

    Ekskluzive: Mashtrimi i tregtarëve në kohë lufte – Një litër vaj e kanë blerë 1.75, popullatës ia dyfishojnë

    Insajderi
    10 March 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm brenda një dite në marketet në Kosovë, ka fluturuar çmimi i një litre të vajit. Nga 1.75 sa ka qenë deri të marten, sot ka arritur në 3 euro e gjysmë. Gazeta Insajderi, merr vesh se pronarët e bizneseve të mëdha fillimisht e kanë tërhequr sasinë e vajit nëpër depot ushqimore, duke shkaktuar panik te qytetarët, se ka mungesë të këtij produkti. Derisa sot e kanë ekspozuar me çmimin prej 3.49 euro. Mashtrimin e tregtarëve, për Gazetën Insajderi e ka zbuluar, njëri nga përgjegjësit për importin e vajit në Kosovë. Ai ka thënë se nuk ka pasur mungesë të vajit dhe se të hënën bizneset e kanë blerë nga ta vajin me çmimin normal. “Dyfishimi brenda natës i çmimit është kryekëput mashtrim i tregtarëve”, tha ai.

    Përveç shtrenjëtimit të çmimit të bukës, miellit, derivateve, biletave të udhëtimit, në çmim marramendës ka arritur një litër vaji në Kosovë. Sot nëpër marketet ushqimore çmimi i vajit ka arritur në 3.49 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Duke i vënë në panik qytetarët, këto biznese e kanë kufizuar edhe sasinë e blerjes. Në rafte ku është i eksporzuar vaji, shkruan se vetëm katër shishe mund të marrin qytetarët.

    Fillimisht këto markete siç merr vesh Gazeta Insajderi, e kishin fshehur sasinë e vajit nëpër depot ushqimore, duke lënë raftet pa këtë produkt, duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët të cilët nga frika se po mbesin pa vaj i ishin mësyr marketeve.

    Ndërsa sot këto biznese e kanë eksozuar vajin me çmimin marrmendës.

    Gazet Insajderi, ka intervistuar një prej përgjegjësve të një kompanie që merret me shitjen e vajit në Kosovë.

    Ai ka dashur të mbetet anonim. Por, ka treguar për Insajderin për mashtrimet që i janë duke i bërë tregtarët me rritjen e çmimit të vajit.

    “Ne iu kemi shitur vaj me 1.72 e 1.75. Trefishimi i çmimit është mashtrim nga ta”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    Ai ka treguar se me këto çmime tregtarët e kanë blerë vajin para tri dite, me 7 mars.

    Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ai ka thënë se është çuditur kur në raftet e marketeve ka parë çmimin e një litri vaji prej 3.5 euro, kur të njëjtin ia ka shitur marketeve me çmimin prej 1.75.

    Rritja enorme e çmimit të vajit ka më së shumti kanë goditur xhepin e qytetarëve që ende jetojnë me page minimale me 170 euro. Në adresë të gazetës kanë arritur shumë ankesa të tyre.

    Gazeta Insajderi i është drejtuar Zyrës së Krysministrit dhe Ministrisë  së Tregëtisë e cila është përgjegjëse për kontrollimin e tregut dhe mashtrimet me çmime.

    Deri tash asnjëra nga to nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës, lidhur me mashtrimin e tregëtarëve.

    Mashtrimi me çmime është i dënueshëm me legjislacionin në fuqi. Mashtruesit mund të dënohen me gjobë dhe burgim.

    “Kodi Penal i Kosovës, Neni 293, Paragrafi 2: Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve shpall rrejshëm se është zbritur çmimi i mallit apo se pritet rritja e çmimit të mallit ose në një mënyrë tjetër përdor haptazi reklamë të rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit”.

    Nga ana tjetër Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, është jo funksional. Ai ka disa muaj që nuk ka bord të kompletuar. /Gazeta Indajderi

    May be an image of text
    Panika që kanë shkaktuar biznesmenët me rritjen e çmimit të vajit
    May be an image of bottle, food and indoor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark