Ekskluzive: Mexhait Qerimi, narkodileri i dyshuar nga Dragashi që gjuajti me armë zjarri Policët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Mexhait Qerimi, narkodileri i dyshuar nga Dragashi që gjuajti me armë zjarri Policët

    Insajderi
    11 February 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksioni i Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Kamera”, ka goditur dje grupin kriminal të drogës, duke konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në fshatin Konushefcë, të Podujevës.

    Sasi e drogës kjo që kap vlerën e 200 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga ky aksion u arrestuar një i dyshuar me inicialet F.M., i moshës 55 vjeç, nën dyshimin se shtëpia e tij ishte përdorur si depo për narkotikët.

    Gjatë këtij aksionit, Policia e Kosovës kishte kontrolluar edhe shtëpia e M.Q, në fshatin Brodesanë të Dragashit, por që nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

    Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Mexhait Qerimin, i cili sipas Prokurorisë ishte ndihmuar nga F.M për të transportuar drogën jashtë Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi të Mexhait Qerimit.

    Mexhait Qerimi në veturë e tij Audi A8 kishte ngarkuar drogën dhe ishte nisur për në fshatin Konushefc, ku më pas këtë sasi të drogës do ta vendoste në autobusin e linjës Kosovë-Austri, ky autobusë ishte pronë e të dyshuarit F.M.

    Më pas, Qerimi kishte marrë përsëri çantat me drogë dhe i kishte vendosur në veturën e tij dhe ishte nisur për në Podujevë. I dyshuari F.M me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia kishte siguruar rrugën Qerimit.

    Sipas Prokurorisë, në momentin kur Qerimi kishte vërejtur zyrtarët policor fillimisht kishte përdoruar forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë dhe pastaj e kishte goditur zyrtarin policor.

    Por, Qerimi nuk ishte ndalur me kaq ai kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe i njëjti kishte arritur të arratiset.

    Policia ka konfiskuar veturën e Qerimit të tipit Audi me targa të Gjermanisë dhe një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

    Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356,  “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së

    Nga ky, aksion në kërkim janë edhe tre të dyshuar të tjerë të cilët tashmë janë identifikuar nga policia./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark