×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive: Një ton drogë në Pejë në “fermë pulash”, këta janë dy të arrestuarit të tjerë nga Shqipëria

    Insajderi
    11 December 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirjon Qokli dhe Engjelush Ibrahimi janë dy të arrestuarit tjerë lidhur me laboratorin e drogës në Pejë. Prokurori tashmë i njohur për shkatërrimin e plantacioneve të drogës, Ersan Qavolli kishte kryer me sukses operacionin e tretë për këtë vit.

    Ai duke u koordinuar me policinë e organet e tjera të rendit, kishte shkatërruar një plantacion të mariuhanës në Raushiq të Pejës, që kishte një pikë tjetër në Barilevë të Prishtinës.

    Së fundmi lidhur me këtë rast janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në kërkim: Mirjon Qokli dhe Engjelush Ibrahimi.

    Ndaj tyre, prokurori Qavolli ka kërkuar caktimin për masën e paraburgimit ndaj dy shtetasve shqiptarë.

    Sipas dosjes, të cilën e ka parë Insajderi, grupi nga Shqipëria me atë nga Kosova përgatisin dy parcela me sipërfaqe të madhe, ku në parcelën e parë mbjellin 1850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe në parcelën e dytë një mijë bimë. Në total, pesah e tyre është më shumë se një ton.

    Vlera totale e drogës ishte pesë milionë euro.

    “…Ku të pandehurit fillojnë tërheqjen e bimëve dhe tharjen e tyre, e më pas i dërgonin në parcelën e tretë ku bënin prerjen e tyre por me datën 27.09.2024, gjatë ekzekutimit të urdhër kontrollit hetohen nga Policia e Kosovës, të cilët në vend ngjarje gjejnë 2850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Po ashtu narkotik të gaqëm dhe duke përpunuar gjejnë dhe sekuestrojnë në parcelën e tretë 133.95kg, ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400kg dhe narkotik tjetër, me sasi të përgjithshme për më tepër se 1035kg e 712gr, të cilën e kishin për shitje”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Prokurori Ersan Qavolli të dielën ka udhëhequr edhe operacionin e tretë ku u shkatërrua një plantacion mariuhanë, me mbi 100 kilogram gati të gatshëm, dhe me mbi 200 bimë të tjera në fund të ciklit. Pjesa më e madhe e plantacionit ishte në Raushiq të Pejës, ku ishte kamufluar si ferme pule.

    Një pjesë tjetër ishte edhe në Barilevë të Prishtinës. Për këtë, Prokuroria kishte lëshuar vendimin për arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e katër veturave. Detaje ka dhënë edhe policia në një komunikatë.

    Operacioni, i koduar “Kalaja”, u realizua në një qendër tregtare në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, ku pas arrestimeve, policia vazhdoi me bastisje në fshatin Raushiq të Pejës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark