Ekskluzive: Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive: Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë

    Insajderi
    17 July 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh se operacioni AKI-së bashkë me Prokurorinë Speciale ka përfunduar me rezultatin ku gjatë hetimeve intensive, një zyrtar me grada në Policinë e Kosovës është kapur me prova duke nxjerrë sekrete shtetërore në të cilat ka pasur qasje.

    Sipas burimeve të Insajderit brenda operacionit që ende po vazhdon, ky epror policor, pastaj këto sekrete shtetërore dyshohet se i ka transferuar tek agjencitë serbe të spiunazhit.

    Operacioni po vazhdon edhe me bastisje në disa lokacione.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark