Ekskluzive: Prindi që sulmoi profesoreshën universitare është gjinekolog – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Prindi që sulmoi profesoreshën universitare është gjinekolog

    Insajderi
    10 May 2022 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimit se gruaja e zëvëndësministrit Dukagjin Pupovci, Hatixhe Pupovci u sulmua në ambientin e Fakultetit të Mjekësisë ku punon si profesoreshë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Pupovcin dhe e njëjta tha se prindi i studentit që e sulmoi me gotë qelqi u prezentua si doktor, gjinekolog.

    “Ngjarja ndodhi mbasi e rrezova në provim, një student atu kishte qene tu e prit baba, te dera. edhe ne momentin që dul djali sigurt i ka thanë qe ka ra asnjë minutë nuk ka shku ka hy baba i vet tha qe jam doktor Arsimi gjinekolog tha e ke thirr me provim me goje mandej i thash ka ra u kry kjo pune tha e çka pas kësaj a e paramendon çka ndodh jo jom njeri qe nuk me intereson u qu edhe me sulmoi”, tha Pupovci për Insajderin

    Pupovci tha se prindi quhet Arsim Gashi dhe i njejti është gjinekolog me profesion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark