×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | Shefi i asambleistëve të Vetëvendosjes arrestohet për dallavere me subvencione

    Insajderi
    29 June 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna.

    Gjatë këtij aksioni u njoftua se 11 persona u arrestuan nën dyshimet për dallavere me subvencione.

    Gazeta Insajderi sipas burimeve të veta merr vesh se njëri prej personave të arrestuar është Liridon Fandaj asambelist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.

    Liridon Fandaj në profilin e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Salih Zybën, deputet i LVV, i cili ishte njëkohësisht kandidat për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e fundit në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka miqësi me Liridon Fandaj, por i njëjti nuk pranoi të fliste dhe të japë ndonjë përgjigjje.

    Nën dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, operacioni u zhvillua në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

    Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark