×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive | Shkatërrimi i grupit kriminal të trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri- Insajderi sjell emrat e të arrestuarve

    Insajderi
    13 December 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje u arrestuan 14 të dyshuar për trafikun ilegal të armëve. Në këtë operacion të përfshirë ishin autoritetet e Shqipërisë, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Gazeta Insajderi, nga burime brenda operacionit sjell emrat e disa prej personave që ranë në pranga.

    Emrat e të arrestuarve janë: Arton Hetemi, Klajdi Kasaballi, Shermet Jashari Skender Haziri dhe Valter Osmani.

    Në krye të së cilëve qëndronte Valter Osmani.

    Ky i fundit u arrestua në Kosovë, por mësohet se është banues në Tiranë, kryesisht në zonën e Kombinatit.

    Osmani është dhe “koka” e këtij grupi kriminal, të cilët merreshin me tregtinë dhe trafikimin e armëve.

    Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.

    Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare”, bëhet e ditur në njoftim.

    Ndërkohë, mediat në Shqipëri raportojnë se ky grup armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia.

    Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro. Grupi nuk trafikonte armë vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark