Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën. Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se të miturë Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale.
“Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.
Këngëtari Asdren Gjikolli-Gjiko, në mars të vitit 2017, është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, se ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim i të miturës.
Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përveç për dhunim e ngarkon Gjikon edhe me tri vepra të tjera penale: posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale.
Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.
Sipas aktakuzës me datat 27-28 korrik 2015, Gjiko ka rënë në kontakt me të miturën (emër i njohur për redaksinë), e më pas e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkoj në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e kishte droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
“E dëmtuara ka pranuar që të shkoj në banesën e të pandehurit dhe pasi që i pandehuri Asdren Gjikolli ka shkaktuar dehjen e saj me anë të substancave narkotike – marihunaë, me të dëmtuarën ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.
Për këto veprime Gjiko akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.
Në dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi, prokuroria pretendon se ka prova të pakontestueshme duke përfshirë video, fotografi e materiale tjera për veprat për të cilat e akuzon Gjikollin.
Gjatë bastisjes në banesën e Gjikollit në Prishtinë, gjithashtu policia kishte gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Për çka Gjikollin, e ngarkon prokuria me veprën penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve.
Përveç kësaj, atij i është gjetur në banesë edhe një armë dore.
“Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë – pistoletë e tipit “Ekol” e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzë.
Lidhur me këtë veprim, Gjikolli akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjikolli akuzohet edhe për “Moslajmërim të veprave penale”.
Sipas prokurorisë në procesverbal mbi bastisjen e shtëpisë së Gjikollit, figurojnë edhe raporti mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime të siguruara si prova materiale në këtë çështje e që sipas tyre, vërtetojnë pa mëdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.
“Nga videoincizimet e siguruar nga pajisjet elektronike, gjegjësisht nga një shtëpizë e kompjuterit dhe dy USB, në këtë çështje penale janë siguruar edhe prova të tjera nga të tjera nga të cilat vërtetohet se i dyshuari Asdren Gjikolli është përfshirë në aktivitete kriminale, ku në banesën e tij shihen persona të ndryshëm duke konsumuar substance narkotike, e po ashtu shihen edhe femra të ndryshme të cilat xhirohen nga i dyshuari duke kërcyer e të cilat dyshohen se janë të moshës së mitur e po ashtu nën ndikim të narkotikëve”, thuhet më tej në aktakuzë.
“Gjiko ka bërë seks dhe e ka incizuar atë tërësisht të zhveshur”
Pretendimet e prokurorisë për dhunimin e të miturës nga reperi Gjiko, i ka konfirmuar edhe dëshmitarja A.H.
Ajo po ashtu është pjesë e aktakuzës, pasi që përmes saj Gjikolli ishte njoftuar me viktimën. Dhe ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”, shkruan Gazeta Insajderi.
Në dëshminë e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, në natën kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashkë me viktimën dhe me një person tjetër, kanë qenë në banesën e reperit Gjiko.
Ajo në detaje e ka përshkruar gjithçka që kishte ndodhur aty, ku kanë qëndruar e çka kishin pirë.
“Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndru që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur”, tha ajo.
Sipas dëshmisë së saj, Gjiko e kishte marrë të miturën në dhomën e tij.
“Pastaj [viktima] me Gjikon pas qëndrimit rreth 10 min me neve kanë shkuar në dhomën tjetër, ndërsa unë me V. qëndruam në sallon. Pas gjysë ore unë kam trokitur në derën e dhomës ku ishin ata dy e kam thirrur [viktimën] që të vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do të qëndronte aty atë natë”, vazhdon dëshmia e A.H para hetuesve.
Ajo thotë se nga ballkoni e kishte parë se Gjiko po kryente marrëdhënie seksuale më të miturën dhe se ishte duke e gjiruar në skena të rënda.
“Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkon e banesës nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohëm dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H lidhur me rastin.
Gjikolli e mohon se ka dhunuar vajzën e mitur – thotë se i siguroi strehim
Reperi Asdren Gjikolli, në deklaratën e dhënë para hetuesve, e ka pranuar se e njeh të miturën dhe se ka qenë në dijeni se ajo është e mitur. Ai gjithashtu ka pranuar se e njëjta ka qenë edhe në banesën e tij.
“Diku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qenë natë ora 23:00 ajo ka ardhë në banesën time. Ajo ka ardhur vetëm nuk ka qenë në shoqëri të ndokujt dhe me vetëiniciativë dhe në njëfar mënyre ka kërkuar ndihmën tonë duke treguar se jeton …. dhe se atje është e abuzuar psiqikisht se ka jetë të vështirë, nuk ka cka me hangër, nuk ka cka të veshë dhe se është jetime, na ka treguar arsyen pse ajo përdorë narkotikduke theksuar se e përdorë për tu qetësuar nga se ka abuzime psikike ”, tha reperi para hetuesve.
Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar të miturën të kaloj natën në banesën e tij, me arsyetimin se ka qenë vonë dhe se e mitura nuk ka mundur të kthehet në shtëpi.
“Ajo ka qëndruar atë natë aty, dhe ka fjetur në sal;on, e pasi që dukej shumë e re në moshë unë bile ja kam shtruar mbulesat e fëmijëve. Unë kam fjetë në dhomën time”.
Tha se e mitura ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
“Edhe këtë herë kur [viktima] ka ardhë në banesën time ka qenë në krizë narkotike, dhe e njëjta na ka kërkuar narkotikë mirëpo ne nuk i kemi dhënë pasi që nuk kemi pasur”.
Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nuk është e vërtetë që unë kam kryer marrëdhënie seksuale me të. Të nesërmën unë jam ngritur herët dhe jam dal nga banesa me femrën time dhe ajo ka mbetur në banesë duke fjetur, më vonë jam dëgjuar në telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajzë. Ai më njoftoi se kishte ngrënë një picë dhe ishte larguar”, tha Gjikolli.
“Pas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar në Fb duke më dërguar foto nudo dhe gjysmë e zhveshur dhe me të unë nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as përgjigjur asnjë mesazhi në FB”, tha ai.
Lidhur me këtë aktakuzë ndaj Gjikollit, i cili ngarkohet me veprat e rënda penale, para disa ditësh ishte paraparë të mbahet seanca e parë fillestare. Por seanca ishte shtyrë pasi që mbrojtja kishte kërkuar pajisjen me shkresa të lëndës. Mediat raportuan lidhur me këtë rast, por kundër raportimeve reagoi ashpër reperi. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje. /Gazeta Indajderi
Gazeta Insajderi në ditët në vazhdim sjell edhe dëshmitë e viktimës dhe detaje tjera nga dosja e prokurorisë.