Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar dje pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.
Gazeta Insajderi mëson se Xhaferi është njëri nga të ndaluarit, pas dyshimeve “për falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat”.
Se ka pasur ndalime gjatë kontrollit të mbrëmshëm të doganierëve e ka konfirmuar edhe drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.
Gazeta Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht për kontrollin e madh që doganierët kanë zhvilluar në HIB Petrol.
Më shumë për rastin: