Ekskluzive: Arrestohet Drejtori Regjional në Prizren, Nexhmi Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive: Arrestohet Drejtori Regjional në Prizren, Nexhmi Krasniqi

    Insajderi
    04 August 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se është arrestuar Koloneli Nexhmi Krasniqi, i cili aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

    Arrestimi i tij ka rrjedhur pas një aksioni që ka zhvilur Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë e Prizrenit.

    Aaksioni ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

    Detajet nga komunikata:

    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

    Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel. Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.

    Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

    Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark