×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Ekskluzive – pronari i Rexall-it, Krenar Alidema që dyshohet për vrasje, dorëzohet në Zvicër

    Insajderi
    25 November 2022 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krenar Alidema, pronari i rrjetit të barnatoreve Rexall, është nisur sot drejt shtetit helvetik, ku pritet të dorëzohet para Policisë Federale të Zvicrës.

    Një burim brenda këtij institucioni, i ka thënë Gazetës Insajderi, se Alidema ka fluturuar sot nga Kosova për në Zvicër.

    Sipas të njëjtit burim, ai pritet ditëve në vazhdim të intervistohet nga po policia zvicerane, pasi dyshohet për vrasje të shkallës së dytë.

    Një hulumtim i Gazetës Insajderi i publikuar në shtator pati gjetur se një nga pronarët e “Rexall”, Krenar Alidema i lindur në korrik 1986, që nga muaji prill i këtij viti ka një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ky urdhër-arrest është lëshuar më 27 prill 2022.

    Burime të Gazetës Insajderi patën bërë me dije se Krenar Alidema kërkohej nga autoritete e Zvicrës, si përfshirë në një vrasje.

    Foto: Krenar Alidema, 2015

    Gazeta Insajderi pati arritur që të sigurojë edhe një kartë tjetër identiteti i cili dyshohet se përdorej nga Krenar Alidema, por që emri në këtë dokument është Korab K. I lindur në vitin 1988.

    Në audio-incizimin që pati publikuar Gazeta Insajderi, Krenar Alidema përmend atë që ai e quan rasti i Zvicrës, dhe lidhjet që ai pretendon se i ka me Interpol.

    “Krenari: Moti më kanë thënë s’bën me qëndru unë. Arbnori: E pse s’bën, për shkak të Zvicrës a? Krenari: Këqyre, dëgjomë, të tregojë ty diçka, unë njohë njerëz që s’japin informata ashtu qysh po mendon ti, si t’ia nisësh qysh po më bën ti mua, pyetje kështu, s’guxon ti mi bo pyetje atij. Është i naltë brenda. Thotë kështu kështu, si t’ia nis me i bë pyetje kurrë më s’ takohet me ty, kurrë bre kurrë s’ulet tavolinë”, thuhet në një pjesë të bisedës ku diskutohet për rastin e Zvicërs.

    Në këtë audo-incizim Krenar Alidema i kërkuar nga shteti zviceran dhe me një urdhër-arrest nga Gjykata në Prishtinë, pretendon se ka lidhje edhe me oficerë policie në vend që kryejnë punë ndërlidhëse me Interpol.

    “Krenari: E u kthy njeri zyre kryesor të INTERPOL-it, është shok i këtij, edhe më tha: “ngom Krenar ti masi po shkojë këtë kontakt e ki”, se unë e kom pas kontaktin e Gjelbërimit çka të ka, Gjelbërimi ka pasur me thirr Korabin me i thanë thuaj veç CANI (Krenar Alidemaj), veç Cani ai me shku te Arbeasi, Arbeasi me ardhë tek unë me më tregu që kaq. A pe din, veç qysh është Cani – kodi u kanë që ka ardhë letra e Zvicrës”, thotë Krenar Alidema./Gazeta Insajderi/

    Hulumtimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark