Do të jetë skuadra Kansas State e cila do të ballafaqohet me Kosovën në 16 gusht të këtij viti, njofton faqja zyrtare e skuadrës së Kansasit.
Kansas State University bën pjesë në ligën më të fortë të kolegjeve në SHBA, derisa ka qenë katër herë finalist i kësaj lige, duke mos arritur asnjëherë ta fitojë atë.
Skuadra amerikane ka planifikuar një turne në Evropë – më saktësisht në Zvicër, ku përveç Kosovës do të takohet edhe me seleksionin italian, skuadrën BC Silute dhe BBC Laussane. Edhe ndeshja e Kosovës pritet të zhvillohet në Zvicër.
Kosova u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit por që atëherë ajo nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore, në nivelin e përfaqësueses. /Insajderi.com