Në këtë klinikë u trajtua gruaja që vdiq mbrëmë pas heqjes së dhëmbit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në këtë klinikë u trajtua gruaja që vdiq mbrëmë pas heqjes së dhëmbit

    Insajderi
    23 August 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje ku një grua 35 vjeçare po dyshohet se ka vdekur pas heqjës së dhëmbit në klinikën private “Flori Dent” në Malishevë.

    Pacientes i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka edhe ishte dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.

    Gazeta Insajderi nga burimet e saj mëson së pronar i kësaj klinike është stomatologu Xhavit Karaxha.


    Sipas Agjencisë së regjistrimit të bizneseve në Kosovë (ARBK), puna në këtë klinikë është shuar në vitin 2021, por rrjedhimisht puna në klinikë ka vazhduar pavarësisht se në ARBK biznesi është i shuar.


    Në redaksinë e Insajderit kanë ardhur edhe ankesa të tjera për këtë ordinancë, të cilat kanë qenë kryesisht se pacientët kanë qenë të keqtrajtuar nga stomatologu, Xhavit Karaxha.

    Për këto ankesa Gazeta Insajderi do të raportojë gjatë ditës.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe në numrin e ordinancës, por telefoni ka qenë i mbyllur.

    Sipas faqes së fshatit, pacientja që vdiq mbrëmë është Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje. Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

    Sipas raportit policor për këtë rast janë arrestuar dy mjek, një grua dhe një burrë. Dy të arrestuarit janë motër dhe vëlla.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark