×
  • Sport
  • Sport

    Eksod tek Arsenali, gjashtë lojtarë të ekipit të parë janë vendosur në shitje

    Insajderi
    29 November 2024 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali ka vendosur në dispozicion për shitje plotë gjashtë lojtarë të ekipit të parë, teksa Mikel Arteta po synon që ta shkurtojë ekipin e tij verën e ardhshme.

    42-vjeçari pati një seri të dobët rezultatesh para pushimit të nëntorit me kombëtare, por tashmë çdo gjë duket se është rregulluar.

    Nuk është një sekret që tekniku spanjoll pëlqen që të vendos të njëjtin formacion titullar në shumicën e ndeshjeve.

    Sidoqofotë, gjashtë lojtarë mund të largohen nga klubi në verën e vitit 2025.

    Drejtuesit e klubit anglez shpenzuan 76 milionë euro në afatin kalimtar veror ku emra si David Raya, Riccardo Calafiori dhe Mikel Merino nënshkruan kontrata afatgjata, ndërsa portieri Neto dhe Raheem Sterling erdhën si huazim.

    Arteta ka ftuar disa lojtarë të akademisë disa herë këtë sezon, me Ethan Nwnaeri dhe Myles Lewis-Skelly që madje kanë marrë minuta.

    Kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se klubi po mendon që të ec përpara dhe disa lojtarë me përvojë që kanë pasur mungesë minutash mund të largohen nga klubi.

    Oleksandr Zinchenko i cili është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje, teksa Gabriel Jesus ka luajtur vetëm si zëvendësues i Kai Havertz, me brazilianin që ka shënuar vetëm një gol në 16 paraqitje.

    Që të dy Jesus dhe Zinchenko mund të ndajnë rrugët me Arsenalin në vitin 2025, sipas The Athletic.

    Për më shumë, sipas këtij raporti, drejt largimit po shkon edhe polaku Jakub Kiwior i cili po vuan që të marrë minutat e nevojshme, teksa aspak më mirë situatën nuk e kanë as Albert Sambi Lokonga dhe Reiss Nelson.

    Përveç këtyre emrave, edhe mesfushori Thomas Partey kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, mund të lirohet nga klubi./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark