Eksperimentet rrugore vazhdojnë, këto rrugë do të jenë njëkahëshe sot dhe nesër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eksperimentet rrugore vazhdojnë, këto rrugë do të jenë njëkahëshe sot dhe nesër

    Insajderi
    21 May 2022 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë këtij vikendi do të bëjë testimin e dytë të shndërrimit të të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

    Testimi do të bëhet të sot dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 23:40.

    “Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet”, thuhet

    Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: 

    – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

    – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

    – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

    – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

    – Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

    Ndërsa, në po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.

    – Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

    – Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.

    “Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”, thuhet tutje në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark