![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ka filluar sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Sipas njoftimit, testimi do të vazhdojë deri të dielën.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete.
Ndërsa lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar fotografi nga “tollovia” e krijuar.
Sipas saj, qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.