Ekspertët amerikanë shpikin metodë për printim në 4-D - Insajderi
×
Teknologji

Ekspertët amerikanë shpikin metodë për printim në 4-D

Insajderi
13 April 2017 - 12:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të printimit tre dimensional që krijon objekte të cilat mund të ndryshojnë formën e tyre,.

Një grup i përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtarë, ka deklaruar se objektet 4-D janë të formësuar nga plastika e cila ndryshon formën varësisht prej temperaturës në të cilën ekspozohen.

Brenda pesë sekondash, objektet e printuara mund të lakohen, shtrembërohen ose të zgjerohen.

Për shembull, një strukturë rrjete teli mund të zgjerohet tetë herë nga madhësia e saj, nëse e njëjta futet në ujë të nxehtë.

Hulumtuesit kanë krijuar edhe më parë objekte të printuara 3-D që ndryshojnë formën, mirëpo ato ishin bërë nga xheli shumë i butë.

Si rezultat, objekteve u nevojitej një kohë shumë e gjatë për të ndryshuar formën për çka ktheheshin në format e tyre origjinale.

“Objektet e printuara 4-D lehtë mund të përdoren për pajisjet mjekësore, hulumtimet hapësinore, gjatë prodhimit të robotëve dhe lodrave”, thonë nga ekipi ndërkombëtar i përbërë nga shkencëtarë nga Instituti për Teknologji në Georgia të SHBA-ve, Universiteti për Teknologji dhe Dizajn në Singapor dhe Universiteti Xi’an Jiaotong nga Kina.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark